Google ADS

Haradinaj i thotë Kurtit: Eja merru me problemet e vendit tënd!

13:41 | 14 Korrik 2021
M. A.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit që të kthehet në Kosovë dhe të merret me probleme te vendit të tij.

Haradinaj ka thënë se situata në Deçan është alarmante dhe gjendja e qytetarëve po rendohet

Postimi i plotë:

Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.

Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!

Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!

RH

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme