Njësiti i Biçiklistave të policisë fillon punën në stacionin policor ‘Veriu’ në Prizren

13:06 | 14 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës ka pasur sot një trajnim profesional, përkatësisht Njësiti i Biçiklistave nga Stacioni Policor ‘Veriu’ në Prizren.

E këta të fundit kanë filluar punën e tyre në terren, duke kryer aktivitete patrulluese në rrugë dhe lagje të Prizrenit, transmeton arbresh.info

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

“Njësiti i biçiklistave është njësi e specializuar për të kryer detyra të trafikut, duke kontrolluar automjetet pjesëmarrëse në komunikacion dhe merret me kundërvajtjet si parkingjet ilegale, ndalimin e drejtuesve të automjeteve pa patentë shoferi dhe kundërvajtjet e tjera në komunikacion”, thuhet në postim.

“Ky njësit është shumë profesional dhe shumë i dobishëm për organizatën policore, pasi është efikas dhe ekonomik, dhe mund t’u përgjigjet thirrjeve të qytetarëve në kohë të shpejtë dhe reale”, bëhet e ditur në postimin nga Policia e Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme