Malta duket se është duke ndryshuar planin e saj për mbyllje të kufijve për udhëtarët e pavaksinuar.
Kjo pas kritikave që morën nga Komisioni Evropian kur qeveria njoftoi se nga 14 korriku udhëtarët duhet të vërtetonin se janë të vaksinuar, shkruan Euronews.
Por, qeveria njoftoi se në vend të kësaj, udhëtarët do të përballen me një periudhë karantine. Periudha e izolimit të detyrueshëm për ata që mbërrijnë nga vendet e certifikuara si “të kuqe” është tashmë 14 ditë.
Një vendim i tillë duket se ua mbylli derën plotësisht turistëve nga Shtetet e Bashkuara dhe kombeve të tjera duke njoftuar se “kushdo që mbërrin në Maltë duhet të paraqesë një certifikatë të njohur vaksinimi, një certifikatë Malteze, një certifikatë Britanike ose një certifikatë të Bashkimit Evropian”.
Ishulli i vogël mesdhetar prej 500,000 banorësh mburret se është vendi më i vaksinuar në BE, me 79% të popullsisë së rritur që kanë marrë dy doza.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...