Google ADS

Mot i nxehtë në Shqipëri, temperaturat do të ndryshojnë gjatë ditës

08:44 | 14 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore nga Afrika duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Përjashtim bën vetëm skaji verilindor dhe juglindor ku pas mesditës do ketë vranësira kalimtare.

Këto kushte atmosferike mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes, por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 39°C.

Era do fryjë me shpejtësi mesatare deri 40 km/h, nga drejtimi Jugor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme