Sot dita më e nxehtë e javës, temperaturat deri në 38 gradë

07:16 | 14 Korrik 2021
S D

Të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit, ndërsa të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes.

Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme