Google ADS

Klea Huta surprizohet për ditëlindje

00:59 | 14 Korrik 2021
A. B.

Klea Huta feston sot 28-vjetorin e lindjes.

Aktorja dhe moderatorja simpatike aktualisht është e angazhuar me xhirimet e serialit që pritet të bëjë namin nga vjeshta, “H.O.T”.

Pikërisht në këtë ditë të shënuar për Klean, ajo është surprizuar nga stafi i serialit me një tortë.

Në videon e publikuar shihet teksa Ermali, aktorët dhe stafi i këndojnë këngën e ditëlindjes ndërsa Klea e surprizuar buzëqesh e lumtur.

Kujtojmë se kasti i plotë i aktorëve përbëhet nga onida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja. Të gjithë së bashku do i shohim në ekran në muajin Shtator.

“H.O.T” ka si producentë Ermal Mamaqin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme