Google ADS

Miss-i shqiptar trondit me rrëfimin: Jam përdhunuar e trafikuar në moshën 13-vjeçare nga disa persona

22:49 | 13 Korrik 2021
Arbresh.info

Miss Universe Albania & Kosovo u finalizua para pak ditësh me 2 fituese. Ina Dajçi rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa Tuti Sejdiu u zgjodh si vajza më e bukur e Kosovës. Dy bukuroshet shqiptare do të përfaqësojnë vendet tona në kompeticion ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi, Tuti Sejdiu ka tronditur me rrëfimin e saj teksa ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona. Në një intervistë, ajo ka thënë se kurorën ia ka kushtuar familjes së saj, për një arsye mjaft rrënqethëse.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë.

Bukuroshja ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg pasi kërkoi drejtësi për të bijën.

“Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, është shpehur ajo.

Tuti ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare kuR është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

“Në moshën 13-vjeçare jam pë rd hunu e jam tr a fiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend. Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, tha Sejdiu në një intervistë për ATV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme