​“50 Poems for snow” edhe në Prishtinë

00:14 | 21 Nëntor 2015
Arbresh.info

Për herë të parë në Prishtinë do të organizohet festivali ndërkombëtar i poezisë “50 Poems for snow’(50 poezi për borën). Edicioni i parë i këtij festivali do të mbahet në kopshtin e Soma Book Station. Ky festival është festival ndërkombëtar që organizohet çdo vit në qiell të hapur në natën e borës së parë.

Tre poetë lexojnë poezitë e tyre, krahas poezive nga një poet i huaj , të cilit i përkushtohet festivali. Këtë vit ky festival do të i përkushtohet atij që njihet si poet i zemrës, Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi (1207-1273). “50 Poems for Sno” u themelua në Zagreb në vitin 2012 bazuar në idenë e Sasa Simpraga. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme