Gjatë ditës së sotme, e martë, zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, mori pjesë në Dialogun e Pavarur të Kosovës për Samitin e Sistemeve Ushqimore 2021, i organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).
Në fjalën hyrëse, zv.ministri Demelezi, theksoi se përmes instrumenteve tona politike, në koordinim dhe duke adoptuar politikat e Komisionit Evropian dhe të KB, FAO-së, të cilat do t’i ndjekim, do të kontribuojnë përgjithmonë në qëllimet tona të përbashkëta.
Po ashtu shtoi se sistemi aktual ushqimor në vend, momentalisht nuk është sistem i qëndrueshëm dhe mirë i organizuar. Kjo gjë është dëshmuar kur globi u ballafaqua me pandeminë Covid-19.
“Ne nuk duhet të pranojmë një sistem të tillë përderisa kemi potencial të madh (tokë cilësore dhe kushte agro-klimatike) dhe njerëz që janë të gatshëm të punojnë. Krijimi i një zinxhiri efikas të furnizimit me ushqim dhe një sistem i besueshëm ushqimor midis konsumatorëve dhe prodhuesve, si dhe zvogëlimi i hendekut për të siguruar ushqim të shëndetshëm për grupet e margjinalizuara është shumë e rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë tonë.” ka thënë me këtë rast zv.ministri Demelezi./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...