Google ADS

Shqipëri, asnjë i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid-19

18:30 | 13 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë.

Mësohet se rastet e reja janë 3 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz dhe Tepelenë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Po ashtu bëhet me dije se është shëruar dhe 1 qytetar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme