Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dyshimeve se helmimi i qindra qytetarëve të Deçanit, të cilët nga e shtuna po kërkojnë ndihmë mjekësore ka ardhur pikërisht nga uji.
Kurti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit, përmes Facebook-ut ka shkruar se ka komunikim të vazhdueshëm më institucionet përgjegjëse në vend dhe për t’u njoftuar nga afër me gjendjen në Deçan kanë shkuar zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vizita, shkruan arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, që nga e shtuna rreth 900 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm dhe dy persona ka vdekur e që i njëjti kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se u helmua nga uji./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,
Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.
Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.
Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.
Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.
Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...