Google ADS

Presidentja Osmani viziton të helmuarit në Deçan

11:43 | 13 Korrik 2021
M. A.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta vizitoj sot Komunën e Deçanit, pas dyshimeve për helmim nga uji të qindra qytetarëve të kësaj komune.

Lajmin e kanë konfirmuar për portalin arbresh.info nga zyra e presidentes duke mos cekur orën e vizitës.

Osmani do të pritet në Deçan nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme