Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar në darkën e organizuar nga ‘Vogue Arabia’.
Rita ka mbajtur një fjalim, derisa ka folur për udhëtimin e saj si femër në industrinë e muzikës e po ashtu edhe atë të modës, shkruan portali arbresh.info
Bukuroshja mori vëmendje të madhe me paraqitjen në një fustan të bardhë të shkurtër të markës ‘Prada’.
“Faleminderit Vogue Arabia dhe Retail Abu Dhabi që më kishit mua. Kisha një kohë të shkëlqyeshme duke folur për të gjitha gjërat e modës dhe udhëtimin tim si një femër në industri dhe se si ne të gjithë mund të bashkohemi për të frymëzuar të ardhmen e modës.
“Unë gjithmonë kam qenë kaq i zëshëm për të sjellë ëndrrat tuaja në realitet dhe për mundin e këmbënguljen! Faleminderit Manuel Arnaut për udhëtimin e mahnitshëm. Faleminderit Prada për veshjen e mrekullueshme”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, sa i përket jetës private po shijon tejet shumë edhe romancën e saj me regjisorin Taika Waititi. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?