Stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë, rreth orës 23:30, ka pranuar një informacion, për një vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë.
Njësitet reaguese me urgjencë iu kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë arritur të prangosin personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili ishte ndaluar ( kapur) në flagrancë, nga disa qytetarë, duke thyer derën e hyrjes së një ndërtese të banuar në Ferizaj. Tek i dyshuari, janë gjetur edhe provat materiale të përdorura, me të cilat dyshohet se i ka përdorur, për ta thyer derën e hyrjes ( thikë dhe një mjet i fortë ).
Policia, pasi e ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast falënderon dhe lavdëron qytetarët, për guximin dhe aktin shembullorë, të cilët kanë arritur të parandalojnë kryerjen e veprës penale , vjedhje e rëndë.
Policia, gjithashtu inkurajon qytetarët, si në këtë rast, të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë policinë rajonale, për të gjitha rastet kriminale.
Ky rast, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...