Kina sot bëri të ditur se ka dëbuar një anije luftarake amerikane nga ujërat e saj territoriale të diskutueshme në Detin e Kinës Jugore.
Një zëdhënës i Komandës Jugore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez (PLA) tha se një shkatërrues i raketave i drejtuara nga SHBA-ja kishte ndërhyrë në kufijtë detarë të Kinës, njofton e përditshmja kineze “Global Times”.
“Komanda Jugore e PLA-së gjurmoi, monitoroi dhe paralajmëroi shkatërruesin USS Benfold kur ai shkeli ujërat territoriale kineze pranë ishujve Xisha pa autorizimin e qeverisë kineze”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Komandës, Tian Junli.
Zhvillimet më të fundit erdhën në një ditë që shënon përvjetorin e pestë të vendimit të Arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit e mbështetur nga OKB-ja me bazë në Hagë duke favorizuar Filipinet në korrik të vitit 2016, duke zhvlerësuar pretendimin territorial të Kinës me nëntë vija mbi Detin e Kinës Jugore. Pekini ka hedhur poshtë vendimin.
“Hapi i ushtrisë amerikane cenoi seriozisht sovranitetin dhe sigurinë e Kinës, dëmtoi paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore. Kjo shënon një dëshmi tjetër të pakundërshtueshme të militarizimit të SHBA-së në rajon me hegjemoni të lundrimit”, tha Junli.
Deti i Kinës Jugore pretendohet nga Kina dhe disa vende të tjera të rajonit dhe operacionet e vazhdueshme detare të SHBA-së në ngushticën e Tajvanit kanë zemëruar Pekinin.//AA
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...