Pas një sëmundje të rëndë, sot pasdite ka ndërruar jetë gazetari i njohur Zejnulla Veseli.
I lindur në Nigishtan të Shkupit, Zejnullai ka punuar gjatë kohë në media, duke filluar me televizionet lokale e rajonale në Shkup, në gazetën Fakti, në revista javore, ndërsa vitet e fundit ka qenë pjesë e gazetës KOHA.
Gjatë karrierës së tij, Zejnullau është dekoruar me çmime të shumta, ndërsa ka mbuluar çështjet ekonomike në redaksinë KOHA. Në vitin 2019, Zejnullau u shpall fitues i Çmimit rajonal për gazetari Ekonomike “Vangjush Gambeta”, ndërsa ka qenë pjesë e shumë hulumtimeve vendore dhe rajonale për ekonomi./koha.mk/
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...
Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi re...
Rivitalizohet parku Drilon – Tushemisht, Rama: Gjerdan për e...
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...