Presidenti Erdogan zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij izraelit

23:55 | 12 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në telefon me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog, ka diskutuar potencialin e lartë për bashkëpunim në fushën e energjisë, turizmit dhe teknologjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan tha se komuniteti ndërkombëtar pret një zgjidhje të përhershme dhe gjithëpërfshirëse me dy shtete për konfliktin palestinezo-izraelit brenda kornizës së rezolutave të OKB-së.

Presidenti turk tha se hapa pozitive do të ndërmarrë për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit, që gjithashtu do të kontribuojnë në orientim pozitiv të marrëdhënieve Turqi-Izrael.

Erdoğan po ashtu përgëzoi homologun e tij izraelit për emërimin si president dhe tha se marrëdhëniet Turqi-Izrael janë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme