Juan Guaido, figurë opozitare që, nga Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri tjera, konsiderohet si presidenti i duhur i Venezuelës, ka thënë më 12 korrik se është “kërcënuar” me arrestim gjatë një bastisjeje në banesën e tij.
Një zëdhënës opozitar ka thënë se aleatët e ngushtë të Guaidos janë ndaluar nga forcat besnike të presidentit Nicolas Maduro.
“Ngacmimet dhe kërcënimet nuk do të na ndalojnë”, ka thënë Guaido para gazetarëve, jashtë banesës së tij, në kryeqytetin Karakas.
Uashingtoni ka qenë një nga kryeqytetet e huaja që, nga fillimi i vitit 2019, ka mbështetur pretendimet e Guaidos se ai është personi i duhur për të udhëhequr shtetin, pasi Maduro pati falsifikuar votat për rizgjedhje si president.
Rusia, Kina dhe Kuba mbështesin Maduron, pavarësisht të dhënave për mashtrime të mëdha zgjedhore në procesin zgjedhor të vitit 2018.
Maduro e konsideron Guaidon si kukull të armiqve të jashtëm, që sipas tij kanë paralajmëruar puç./REL/
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...