Google ADS

Osmani kërkon me urgjencë që të zbardhen shkaqet që çuan në helmimin e qytetarëve në Deçan

19:15 | 12 Korrik 2021
Arbresh.info

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, po kërkon nga të gjitha institucionet përgjegjëse, angazhim të mëtejmë në zbardhjen e shkaqeve që çuan në helmimin e qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Osmani këtë reagim e bëri pas një bisede që pati me Ministrin e Shëndëtësisë Arben Vitia dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

”Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur.

Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme