Google ADS

82 pacientë të shtrirë në ShSKUK, 28 prej tyre të konfirmuar me COVID-19

15:01 | 12 Korrik 2021
V. S.

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) janë të shtrirë 82 pacientë, prej tyre 28 me COVID-19.

Nga ShSKUK kanë njoftuar se 38 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

COVID-19: 82 pacientë po trajtohen në SHSKUK

Në saje të raportit të punës për datën 12 korrik 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 82 pacientë.

Nga ta, 28 janë të konfirmuar pozitivë, kurse 38 janë me oksigjeo-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë:

19 të konfirmuar me COVID-19

32 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 18 pacientë+ 10 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë

9 të konfirmuar pozitivë

6 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme