Kombëtarja italiane e fitoi Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori të saj. Por, krahas gëzimit për këtë sukses historik, “Azzurrët” e kanë edhe një arsye për t’u gëzuar, shkruan Gazeta Express. Në fakt, Federata Italiane e Futbollit i mbushi arkat pas triumfit në “Euro 2020”.
“Të Kaltrit” në fakt” e arkëtuan maksimumin e mundshëm të parave, plot 28.25 milionë euro falë tri ndeshjeve të fituara në fazën e grupeve. Ndërkaq, në total, italianët i fituan 99.2 milionë euro, pasi i fituan edhe ndeshjet me Austrinë në të tetën e finales, me Belgjikën në çerekfinale, me Spanjën në gjysmëfinale dhe me Anglinë në finale.
Me këtë rast, Italia e kaloi Portugalinë, e cila i fitonte një milionë më pak nga UEFA pesë vjet më parë. Natyrisht, një përqindje e shumës së fituar nga Federata Italiane do të shkojë si shpërblim për lojtarët. Me këtë rast, secili futbollist do t’i marrë nga 250 mijë euro.
Ndërkohë, ishin parashikuar edhe shpërblime të tjera prej 200 mijë eurosh për vendin e dytë dhe 150 mijë nëse Italia shkon në gjysmëfinale. Për Kombëtaret pjesëmarrëse në Evropian, UEFA i ka ndarë 331 milionë euro, një rekord i ri ky. Në “Euro 2016” ishin ndarë 301 milionë euro.
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...