Google ADS

Ministria e Bujqësisë hap tender 80 mijë euro vetëm për pije

14:10 | 12 Korrik 2021
arbresh.info

Për një pazar interesant kanë nisur procedurat në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci. “Shërbime me pije për nevoja të MBPZHR-së”, pritet t’i kushtoj kësaj ministrie rreth 80 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë është paraparë që operatori ekonomik të sjell 10 artikuj të pijeve të ndryshme për nevojat e Ministrisë.

Operatori ekonomik do të merr parasysh çmimet më të favorshme ekonomike por se në total janë paraparë shpenzimi i 80 mijë eurove.

Ministria e Bujqësisë ka paraparë edhe afatet kohore për procedim të këtij tenderi. Afati i fundit për pranim të tenderëve apo aplikacioneve është 30 korriku./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme