Varianti Delta i COVID-19 përkeqëson situatën në Australi pavarësisht masave

13:04 | 12 Korrik 2021
V. S.

Mundësia e zgjatjes së masave kundër koronavirusit në Sidnei u shfaq të hënën ndërsa zyrtarët australianë të shëndetësisë raportuan edhe një rritje tjetër rekord në rastet e COVID-19, e shtuar nga varianti shumë infektues Delta.

Shteti i Uellsit të Ri Jugor raportoi 112 raste të reja me COVID-19 të transmetuara lokalisht, pothuajse të gjitha në Sidnei, pavarësisht se qyteti më i madh i vendit hyri në javën e tretë të bllokimit. Numrat e rasteve kanë qenë në nivele rekord për të paktën tre ditë.

Kryeministri i Shtetit Gladys Berejiklian tha se progresi i kësaj shifre në ditët në vijim do të përcaktojë nëse bllokimi i Sidneit e cila do të përfundonte të premten, do të zgjatet, raporton Reuters.

“Ky është numri që duhet të arrimë sa më afër zeros të jetë e mundur,” tha Berejiklian gjatë konferencës së saj të përditshme në televizion. “Kjo me të vërtetë varet nga ne. Këshillat e ekspertëve shëndetësor do të bazohen në atë se si duken ata numra. Unë nuk mund të jem më i qartë se kaq.”

Infeksionet totale në shfaqjen e Deltës janë afër 700, më pak se një muaj që kur i pari u zbulua në mes të qershorit. Gjashtëdhjetë e tre persona janë në spital, me 18 në kujdes intensiv, thanë zyrtarët, ndërsa një grua në të 90-at u bë fataliteti i parë në vend nga COVID-19 për këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme