Simmons: ‘Drenica’ dhe ‘Kleçka’ sjellin turp mbi komunitetin ndërkombëtarë

12:21 | 12 Korrik 2021
arbresh.info

Një ndër dy rastet më të njohura si “Drenica” dhe “Kleçka”, sipas ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simons, sjellin turp mbi komunitetin ndërkombëtarë.

“Drenica dhe Kleçka, dhe rastet tjera të krimeve të luftës, sjellin turp mbi komunitetin ndërkombëtarë”, është shprehur Simmons gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë diskutimit me deputetët ai vazhdimisht shprehë padrejtësitë që i bëhen Kosovës, duke përmendur edhe dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Serbia dhe Kosova nuk trajtohen si të barabarta, edhe pse Kosova është e pavarur”, është shprehur Simmons.

Ai ka treguar edhe komentet e ish-kolegëve të tij ndërkombëtar në lidhje me shqiptarët e Kosovës.

“Jam shokuar nga kolegët e mi lidhur me komentet e tyre për shqiptarët e Kosovë, dhe shiqoni këta njerëz nuk kanë çka kërkojnë në një mision të sundimit të ligjit. Punoj për shumë kohë me gjyqtarët shqiptarë dhe janë shumë profesional e punojnë shumë”, është shprehur Simmons.

Këto komente u bënë gjatë raportimi të tij në Kuvendin e Kosovës para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit./arbresh.info/

https://www.arbresh.info/aktuale/pervec-rastit-klecka-fatmir-limaj-paralajmeron-padi-ndaj-shtetit-edhe-per-rastin-mtpt/

https://www.arbresh.info/lajmet/demaku-eulex-ti-kerkoje-falje-grupit-drenica/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme