Kryetari i Deçanit thërret mediat, flet për helmimin e qindra qytetarëve dhe gjendjen e tyre

12:05 | 12 Korrik 2021
M. A.

Qindra qytetarë të komunës së Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësur.

Ndërsa, me tu ngritur këto dyshime, dje është ndërprerë uji në disa fshatra të kësaj komune.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj sot pritet të mbajë një konferencë për media në lidhje me këtë rast.

Lajmin e ka bërë vet ai.

Në këtë konferencë Ramosaj mund të tregoj rezultatet e analizave, të cilat do të tregojnë nëse këta qytetarë janë helmuar nga uji ose jo.

Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë̈, sot, në ora 14:00 do të mbajë konferencë për media, në objektin e komunës. Gjithë̈ të interesuarit rreth kësaj teme, jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj konference”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin e tij social Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme