Mjekët e Ortopedisë në grevë, pacientët më duar e këmbë të thyera lihen në korridor

11:22 | 12 Korrik 2021
M. A.

Mjekët në Repartin e Ortopedisë kanë 3 ditë që janë në grevë.

E qytetarët nuk po marrin trajtim nga askush në këtë repart.

Me duar e këmbë të thyera pacientët po presin para derës që dikush t’i trajtoj ata.

Një qytetar që ndodhet aty tha për portalin arbresh.info se pacientët po presin rreth 2 orë dhe asnjë mjek nuk është prezent.

“Ka pacientë me dorë dhe këmbë te thyme dhe janë tu prit afër 2 orëve hala kerrkush nuk u ardh”, tha ai.

Arbresh.info ka tentuar të flas më zyrën për media në QKUK por nuk kanë qenë të çasshme.

Por, siç mësohet nga vendi i ngjarjes, mjekët janë futur në grevë për shkak të mos pagimit të orarit të ndrrimit të natës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme