Lojtarët e Anglisë janë bombarduar me abuzime të ulëta raciste, pasi tre luanët humbën në finale të Kampionatit Evropian 2020 kundër Italisë.
Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka ishin viktima abuzimit në baza racore, si emotikone majmuni dhe bananeje në rrjetet sociale, pasi të tre i humbën penalltitë në disfatën e Anglisë 3:2 ndaj Italisë në penallti.
Policia Metropolitane e ka nisur një hetim ndaj tyre dhe ka paralajmëruar se sjelljet e papranueshme nuk do të tolerohen.
Abuzimet u dënuan nga Federata e Futbollit e Anglisë, e cila shkroi se secili tifoz që bën sjellje të papranueshme nuk është i mirëpritur ta ndjekë ekipin kombëtar.
“FA i dënon fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe është e tronditur nga racizmi online ndaj disa prej lojtarëve tanë në rrjetet sociale. Ne e kemi bërë shumë të qartë se njerëzit me sjellje të pështirë si kjo nuk janë të mirëseardhur ta ndjekin ekipin”, thuhet në një reagim të federatës angleze.
Derisa Rashford e goditi shtyllën pingule, portieri i Italisë Gigi Donnarumma i mbrojti goditjet e Sakas dhe Sanchos nga pika e bardhë.
Kjo treshe u fut në lojë në kohën shtesë, tamam kur ishte koha për gjuajtjen e penalltive.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...