Kontrabandon dru nga Serbia, i ikë patrullës policore në drejtim të Serbisë

09:41 | 12 Korrik 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës raporton se ka hasur në një mjet të ngarkuar me dru, që dyshohet se ishin të kontrabanduara nga Serbia.

Personi që po drejtonte mjetin nuk i është ndalur policisë, duke ikur prap në drejtim të Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në Gjilan.

Raporti:

Gjilan 11.07.2021 – 16:45. Vozitësi mashkull kosovar me mjet të ngarkuar me lëndë drunore, që dyshohet që i kishte të kontrabanduara nga Serbia, nuk i është ndalur patrullës policore dhe i njëjti ka arrit të ik në territorin e Serbisë. Me vendim të prokurorit është hapur rasti dhe është duke u hetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme