Personit nga Maqedonia e Veriut i vidhën 700 euro dhe katër kartela bankare

09:32 | 12 Korrik 2021
arbresh.info

Një personi nga Maqedonia e Veriut i janë vjedhur 700 euro dhe katër kartela bankare, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, në Lipjan.

Raporti:

Lipjan 11.07.2021 – NN. Ankuesi mashkull shtetas i R. Maqedonisë së Veriut, ka informuar se persona të pa njohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte 700 euro para të gatshme, katër kartela të bankës dhe disa dokumente personale. Rasti është duke hetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme