Google ADS

Cristiano Ronaldo fiton Këpucën e Artë të “Euro 2020”

00:12 | 12 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Pavarësisht që Portugalia u eliminua në 1/16 e finales nga Belgjika, Ronaldo mbeti golashënuesi numër një.

Me pesë gola dhe një asistim, portugezi ishte i pari në listën e golashënuesve.

Pas tij u rendit Patrick Shcick që gjithashtu kishte shënuar pesë gola, mirëpo nuk kishte asistime.

Ndërkohë, Italia fitoi çmimin e Kampionit të Evropës, pasi mposhti Anglinë në penallti (3 – 2)./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme