Google ADS

Bonucci – Lojtari më i vjetër që shënon në finale të Kampionatit Evropian

22:47 | 11 Korrik 2021
KRG

Është duke u zhvilluar finalja e “Euro 2020” mes Italisë dhe Anglisë.

Italia është duke dominuar, derisa rezultati momental është 1 – 1.

Anglia ishte në epërsi pas golit të Luke Shaw (2’), derisa Leonardo Bonucci më pas barazoi rezultatin (67′).

Bonucci shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer – VIDEO

Por, me këtë gol, italiani është bërë lojtari më i vjetër që shënon në finale të Kampionatit Evropian.

Me 34 vjet e 71 ditë, Bonucci ka thyer rekordin e Holzenbein që kishte shënuar si 30 vjeçar dhe 103 ditë në një finale të Kampionatit Evropian./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme