Napoli ka bërë ofertën e parë për mbrojtësin e Chelseas, Emerson Palmieri, që ka pranuar t’i bashkohet “Napolitanëve”.
Trajneri i ri Luciano Spalletti dëshiron të ribashkohet me italianin në “Stadio Maradona.
Sipas Gazzetta dello Sport, Napoli ka ofruar mes 8 – 10 milionë euro për ish yllin e Romës.
26-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022, por “Blutë” kanë opsionin që t’ia vazhdojnë deri në 2023.
Spalletti thuhet se ka biseduar me Emerson dhe e ka bindur për kalimin te Napoli.
Napoli do takohet me agjentin e lojtarit në javën e ardhshme që të diskutojnë anën financiare.
Emerson do ribashkohet me Di Lorenzo te Napoli, ngase të dy mbrojtësit e krahut mund të jenë titullar te Italia në finalen e “Euro 2020” ndaj Anglisë./Lajmi.net/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...