Raportohet se Anglia është duke e përgatitur një skemë të re me pesë mbrojtës dhe me taktikë kundërsulmi për t’u përballur sot me Italinë në finale të Kampionatit Evropian 2020.
Finalja e Euro 2020 do të zhvillohet sonte në orën 21:0 në stadiumin Wembley në Londër.
Fituesi do të vendoset pas 90 minutave, kohës shtesë apo edhe penalltive.
Derisa trajneri i Italisë nuk pritet të ketë shumë dyshime për formacionin startues, homologu i tij anglez Gareth Southgate po përgatit diçka të re dhe ndryshe nga ndeshjet e kaluara.
Thuhet se Southgate do të bëjë ndryshime të mëdha për këtë ndeshje finale, duke hequr dorë nga skema 4-3-3, për të luajtur me tre në mbrojtje, siç bëri kundër Gjermanisë në 1/8 e finales.
Por kjo skemë do të kishte më shumë qëllime mbrojtëse për t’u shndërruar në 5-3-2, me pasi Kieran Trippier do të luante titullar në vend të anësorëve sulmues siç janë Bukayo Saka dhe Jadon Sancho./GE/
Formacionet e mundshme:
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne
Anglia: Pickford; Trippier, Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Sterling, Kane, Mount.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...