Google ADS

Papa Françesku mban meshën tradicionale të së dielës nga ballkoni i spitalit

16:18 | 11 Korrik 2021
KRG

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, mbajti meshën tradicionale të së dielës nga ballkoni i një spitali të Romës, ku ai po shërohet pas operacionit.

Kjo është paraqitja e parë publike e papës pas operacionit, dhe për herë të parë në papatin e tij, lutjen e së pasdites së së dielës, Angelus, e bëri nga Spitali Universitar Poliklinik “Agostino Gemelli”, shkruan Anadolu/

Papa Françesku u shfaq në ballkonin e spitalit në gjendje të mirë. Besimtarët katolikë të mbledhur e ndërprenë me duartrokitje dhe thirrje: “Rroftë Papa!”

Papa vlerësoi dhe mbështeti kujdesin shëndetësor, shërbimet e të cilit janë falas për pacientët. Ai kritikoi qarqet e kishës që mbrojnë shitjen e spitaleve në vështirësi ekonomike.

Ai gjithashtu u lut për popullin e Haitit, vendi i cili u zhyt në krizë të thellë pas vrasjes së fundit të presidentit.

Papa Françesku iu nënshtrua operacionit të zorrës së trashë të dielën e kaluar. Vatikani nuk ka dhënë informacion të mëtejshëm mbi operacionin dhe as për sa kohë do të mbetet papa në spital.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme