Messit po i ‘buzëqesh’ Topi i Artë, pas suksesit me Argjentinën

15:49 | 11 Korrik 2021
KRG

Leo Messi ka fituar trofeun e Kupës së Amerikës me kombëtaren e Argjentinës.

Kombëtarja e Argjentinës ka mposhtur Brazilin 1-0 në finalen e Copa America.

Protagonsti kryesor në suksesin e argjentinasve ishte si gjithmonë Leo Messi që në shtatë ndeshje të zhvilluara në këtë turne ka realizuar katër gola dhe pesë asistime.

Messi pas shumë përpjekjeve më në fund fitoi një trofe me Argjentinën, që sipas mediave të ndryshme do të jetë vendimtar për 34-vjeçarin që të fitojë një tjetër top të artë.

Argjentinasi ka fituar gjashtë topa të artë në karrierën e tij të fundit atë në vitin 2019, dhe është aktualisht më i miri në botë pasi në vitin 2020 ky çmim nuk u dha shkaku i pandemisë së COVID-19.

‘La Pulga’ po shkëlqen këtë vit ku deri më tani ka realizuar 33 gola dhe 14 asistime në 38 ndeshje të zhvilluar, me këtë ritëm duket se topi i artë nuk do të ndërroj destinacion dhe do të jetë sërish në duart tij. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme