Fermeri, Irfan Dedushi, këto ditë fillon korrje-shirjet në 17 hekterë tokë të mbjellur me grurë, por nuk pret të njëjtat rendimente sikurse vitin e kaluar shkaku i kushteve atmosferike.
Pavarësisht kësaj ai është i zhgënjyer me përkrahjen e institucioneve, pasi thotë se është mjaftë e kushtueshme mbjellja e grurit. Për një hekterë të mbjellur i merr nga 150 euro ndihmë nga institucionet, ndërsa shifra totale e shpenzimeve për nëj hektarë i arrinë deri në 400 euro.
“Nuk besoj që ka me qenë si vitin e kaluar sepse vitin e kaluar ka qenë i mirë, besojë do të shkojë deri në 4 mijë kilogramë për hekterë, sepse nuk ka qenë koha qysh kemi mendu… Kisha kërku prej Qeverisë që subvencionet, jo n’këtë kohë, sepse u kry krejt procedura e punës edhe ende nuk janë hap për me apliku, po ma shumë kisha preferu me ul çmimin e naftës sepse edhe këto 150 euro, derisa i marrim s’ja vlen hiq. Pasi që me grur nuk kishte fitime të mëdha, për mos me lon bujqësinë, fillum edhe me patate. Gjithçka o me financa t’mija, si gruri si patatet, si misri, e tash nuk po ka reshje shiu, pe shihni edhe vet temperaturat e larta… Ka mungesë të një rregullatori të çmimeve. Bujku don me punu edhe i bon tonat po kur te qet n’treg nuk ki ku me shit. Shteti nuk ta siguron tregun.”
Sipas ekspertëve me qasje më serioze nga katër ton për hektarë mund të arrihen rendimentet në gjashtë ton dhe kështu të eliminohen 140 ton import.
Gruri është kultura kryesore që zë sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore në Kosovë. Kultivimi i kësaj kulture bujqësore përfshin rreth 25 % përqind të tokave punuese në Kosovë. Tashmë kanë filluar korrjeshirjet dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë vitin e kaluar 62 mijë hektarë me grurë ishin korrur, ndërsa këtë vit 67 mijë hektarë. Pavarësisht hapësirës më të lartë rendimentet këtë vit janë më të ulëta.
“Vitin e kaluar sipërfaqja e korrur me grurë ishte rreth 62,000 hektarë, ndërsa rendimenti mesatar për ha ishte brenda mesatares për vendin tonë me mbi 4,507 kilogram për hektarë në nivel vendi. Në vitin 2020 me kulturën e grurit janë mbjellur 67,000 hektarë. Tani që jemi në prag të fillimit të realizimit të procesit të korrje-shirjeve gjendja e grunajave është e mirë dhe se orientimisht priten rendimente të kënaqshme dhe brenda mesatares që kemi si vend. Rendimentet për këtë vit pritet të jenë mbi 4,000-4,300 kilogram për hektarë.”
Profesori universitar, Imer Rusinovci, thotë se në raport me vitet e kaluara këtë vit kemi pas një vit më specifik klimatik, për arsye se nga mesi qershorit na përfshiu vala e të nxehtit afrikan dhe ndikon në tejpjekjen e grurit.
Sipas tij, Kosova duhet të zgjedhë një emërues të përbashkët në mes të institucioneve hulumtuese shkencore në mënyrë që bartim transfere të reja teknologjike tek fermerët.
“Ne përballemi me një kategori të ulët për hektarë, diku rreth katër ton për hektarë. Me një qasje më serioze, nëse arrijmë deri në gjashtë ton për hektarë, atëherë eliminohen 140 tonë import, dhe besoj që mund t’a arrijmë”, vlerëson Rusinovci.
Kujtojmë se një numër i fermerëve ende nuk kanë marr subvencionet për vitin 2020 dhe ato të vitit 2021 nuk janë shpallur ende./FlorentHaxhnikaj/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...