Rani, lopa më e vogël në botë, vetëm 51 cm e lartë

11:26 | 11 Korrik 2021
Arbresh.info

Qindra qytetarë në Bangladesh po sfidojnë kufizimet e Covid-19 për të parë nga afër lopën xhuxhe, që është vetëm 51 centimetra e lartë.

Sipas banorëve të zonës , kjo është lopa më e vogël në botë. Mësohet se lopa xhuxhe është 23 muajshe dhe peshon 26 kilogramë. Emri i lopës është Rani.

Pronarët e fermës ku ndodhet Rani thonë se kanë aplikuar për Librin e Rekordeve Guinness për të vërtetuar që Rani është lopa më e vogël në botë.

Sipas faqes zyrtare së Librit të Rekordeve Botërore Guinness, mbajtësi aktual i këtij titulli është Manikiam, një lopë nga shteti indian i Kerala, e cila kur hyri në Libër në 2014, ishte 61 cm e lartë./indeksionline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme