Në orët e para të ditës së sotme ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter në Greqi, në zonën e Tebës.
Kjo tronditje e cila vijon situatën shqetësuese me mbi 30 lëkundje sizmike të një dite më parë, ka bërë që njerëzit të dalin në rrugë nga paniku.
Autoritetet greke nuk raportojnë për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.
Vala e tërmeteve është komentuar në mënyra të ndryshme nga ekspertët sizmologë.
Profesor Efthymios Lekkas ka qetësuar qytetarët me një mesazh duke thënë se nuk arsye për shqetësim.
“Ne jemi duke monitoruar fenomenin. Kemi pasur diçka të ngjashme gjashtë muaj më parë, por nuk duhet të shqetësohemi” tha Lekkas.
Ndërsa drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës Athanasios Ghanas pohon se ka ndodhur diçka në fushën sizmologjike të zonës, por pa sqaruar çfarë konkretisht.
Dr. Ghana nënvizoi se “ekziston një përkeqësim i vogël sizmik në zonë siç tregohet nga dridhjet e përsëritura sizmike të cilat janë të dobëta në madhësi”./NOA/
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...