Google ADS

Krasniqi: 26 vjet më parë ndodhi një nga krimet më makabër që njeh qytetërimi bashkëkohorë

10:01 | 11 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës në 26 vjetorin e saj.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se mohimi përbën fazën e fundit të një gjenocidi, ndërsa sipas tij harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave.

“26 vjet më parë ndodhi një nga krimet më makabër që njeh qytetërimi bashkëkohorë – Gjenocidi i Srebrenicës. Ne sot jo vetëm qe duhet të kujtojmë viktimat e Srebrenicës, por edhe të përballemi me këdo që përpiqet të retushojë historinë dhe të mohojë krimet e shovinizmit serb”.

“Mohimi përbën fazën e fundit të një gjenocidi ndërsa harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme