Ekspertët vendas thanë së fundmi se një miliardë midhje, peshq, yje deti e gjallesa të tjera bregdetare janë pjekur për vdekje gjatë valës së fundit të të nxehtit në Kanada.
Studiuesit në brigjet kanadeze të Paqësorit thanë se katastrofa e botës detare ka ndodhur gjatë javës së të nxehtit rekord, duke argumentuar se ekosistemet nuk janë të afta t’i mbijetojnë temperaturave të tilla dhe janë të dobëta ndaj ndryshimit të kushteve klimatike.
Vala vrasëse e njohur si “kupola e nxehtësisë” që preku rajonin kanadez të British Columbia, për pesë ditë ka vrarë të paktën 500 njerëz në Kanada me temperatura ekstreme prej 40 gradë C, teksa zjarre të mëdha vazhdojnë të digjen në pyjet e provincës.
Ekspertët thonë se nxehtësia ka shkaktuar pasoja të tmerrshme në botën e gjallë detare duke lënë skena “post-apokaliptike”.
Biologu detar Christopher Harley i Universitetit të British Columbia thotë se kushtet përvëluese kanë pjekur të gjalla midhjet e llojeve të ndryshme apo yjet e detit që ishin të ekspozuar.
“Kur hidhje hapat toka kërciste nën këmbë nga guaskat e midhjeve. Ato ishin aq shumë sa që nuk mund të shmangje kafshët e ngordhura kur ecje mbi tokë,” tha ai për The Guardian.
Ai shton se midhjet mund të durojnë temperatura të tilla vetëm për disa orë, por më shumë mbijetesa është e pamundur për to.
Në rajonin fqinjë Alberta, një numër gjigand peshqish të ngordhur kishin dalë në breg, me shumë gjasa prej valës së të nxehtit.
Ekspertët shtojnë se efekti domino i humbjes së një mase të tillë të botës detare ndjehet në ekosisteme të tjera dhe sidomos shpendët emigratorë që ushqehen me to para emigrimit në rajonin Arktik. /tch/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...