Google ADS

Ndryshimet e pamjaftueshme në PDK e LDK për të rikthyer elektoratin

08:03 | 11 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ndryshimi i strukturave dhe krerëve udhëheqësve të Partisë Demokratike e Lidhjes Demokratike të Kosovës para zgjedhjeve lokale, po shihet si hap pozitiv për tu ringjall këto dy parti.

Ndonëse thotë që nuk do të ketë impakt enorm të rezultatit, profesori Mazllum Baraliu shprehet se reformat brenda dy partive, do të ju mundësojnë që të ngritën si parti.

“Varet nga qëndrimet sjellja e veprimet që bëjnë në organizimin e brendshëm dhe në reformat brenda partisë në këtë kohë. Këta do të mund t’i konsolidojnë në mënyrë që edhe të bëjnë ndryshimet e duhura brenda partive, por dhe të ruhen uniteti brenda partive të tyre dhe të shtojnë besimin apo ta rikthejnë besimin e humbur, pasi për fat të keq te votuesi ndikon shumë”, thotë Baraliu për arbresh.info.

Sipas tij, enigmë do të jetë pranimi i reformave nga elektorati.

“Më ketë pozitë që po e bëjnë këto dyja unë mendoj që s’mund të fitojnë shumë në opinion. Nëse arrijnë ta menaxhojnë dhe të bëjnë reforma dhe ndryshime aty ku duhet do të kenë rezultate me këta njerëz të rijnë, por varet sa do ta pranoj votuesi këtë ndryshim”, deklaron Baraliu.

Se ndryshimet që u bënë në këto dy parti janë të mirëseardhura para zgjedhjeve lokale e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani.

Vetëm se sipas Ramadanit, rezultatet në këto zgjedhje nuk do të jenë dominuese për këto dy parti edhe përkundër ndryshimeve në struktura.

“Kjo do t’ju ndihmoj që ta ngrisin pozicionin politik pasi është një freski që ka ardh si pasoj e ndryshimeve që ka ndodh, por do të jetë e pamjaftueshëm për të kthyer në një fitore të madhe në këto zgjedhje kjo nënkupton që do ty ketë një rezultat mes vendit të dytë dhe tretë. Ndryshimet janë të mirëseardhura për elektoratin pasi tash kanë arsye të mobilizohen për shkak të frymës së re”, thotë Ramadani për arbresh.info.

Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit e Ky rezultat bëri që të ketë ndryshime rrënjësorë në LDK duke u larguar figurat më të vjetra në parti e në krye të saj erdhi Lumir Abdixhiku.

Njëjtë për nga ndryshimi por jo për nga qëllimi bëri edhe PDK-ja.

Kjo parti që nga shkuarja e ish-kryetarit ,Kadri Veseli në Hagë mbeti nën udhëheqjen e Enver Hoxhajt.

U desh të afrohen zgjedhjet lokale që edhe kjo parti të ndërmarr hapin e madh.

Përmes konventës se 10 të 3 korrikut, anëtarët e kësaj parti zgjodhën Memli Krasniqin në krye të PDK-së.

Ndonëse u panë si fytyra që do të risjellin reforma, mbetet të shihet nëse ndryshimet do të përkthehen në rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme