Policia e Vlorës e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim personin që mbrëmjen e djeshme ka kanosur dhe ka dhunuar me shkop bejsbolli një tjetër shtetas, duke i dëmtuar edhe makinën që ky shtetas drejtonte.
Ngjarja ndodhi në Llogora, në afërsi të një lokali. Policia tha se konflikti mes tyre nisi për motive banale, por sipas burimeve mësohet se ata janë përplasur me njëri-tjetrin me makina e më pas kanë dalë nga automjetet dhe janë konfliktuar me sende të forta.
Njoftimi i Policisë:
Goditi me sende të forta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë shpallur në kërkim policor shtetasin S. H., 26 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Llogara, në afërsi të një lokali, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta (shkop bejsbolli) shtetasin K. K., si dhe i ka dëmtuar mjetin, të cilin ky shtetas drejtonte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...