NASA i ka dhënë kompanisë Northrop Grumman Corp. një tender me vlerë 935 milionë dollarë për të ndërtuar blloqe banimi për nevojat e agjencisë hapësinore amerikane në Hënë.
Sipas projektit të NASA-s, astronautët dhe shkencëtarët do të jetojnë dhe studiojnë në qendrën kërkimore HALO (Habitation And Logistics Outpost”, që do të ndërtohet nga kompania Northrip në sipërfaqen e Hënës, që agjencia hapësinore amerikane e vlerëson si një komponent me mjaftë rëndësi të programit të saj më të gjerë të quajtur “Artemis”.
Programi “Artemis” u prezantua në vitin 2017 nën presidencën e Donald Trump, ku objektivi kryesor është rikthimi i njeriut në Hënë, specifikisht në polin jugor të saj brenda vitit 2025.
Kina gjithashtu është duke planifikuar ndërtimin e një bazë hapësinore në polin jugor të Hënës dhe për këtë mision ka dërguar disa ekspedita robotike në hapësirë.
NASA dhe partnerët e saj komercialë dhe ndërkombëtare janë duke e menduar bazën e Hënës si një portë ndalese dhe kalimi për misione më të gjata në hapësirë, duke filluar me planetin Mars.
Sipas kontratës së fituar, kompania Northrop Grumman, e njohur për prodhimin e armëve dhe teknologjisë ushtarake do të duhet që të ndërtojë dhe testojë kabina banimi që furnizohen me energji diellore dhe të kenë një modul uljeje në sipërfaqen e Hënës.
Tetë vende i janë bashkuar SHBA në misionin “Artemis”, që është një përpjekje për të vendosur një bazë të përhershme në Hënë. NASA synon që të ndërmarrë misionin në nëntor të vitit 2024 duke përdorur raketat e SpaceX për lëshim.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...