Partitë politike me tempo të përshpejtuar po përgatiten për zgjedhjet lokale. Përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë komunash është vijon, edhe pse kandidatë zyrtarë ende nuk publikohen me arsyetimin se duhet të marrin pëlqim nga anëtarësia e partisë.
Për qytetin e Shkupit, nga LSDM do të jetë kryetari aktual, Petre Shilegov, i cili ka pasur mbështetje edhe nga vetë kreu i partisë Zoran Zaev. Ndërsa nga OBRM-PDUKM flitet për Koce Trajanovskin i cili më herët ka pasur dy mandate si kryetar. Nga partitë shqiptare, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka lënë të kuptohet se Teuta Arifi do të rikandidohet edhe për një mandat për Tetovën, por dhe Ramiz Merko për Strugën.
Nga ASH-AAA, thonë se për Gostivarin do të rikandidohet Arben Taravari, ndërsa do të rikandidohen edhe kryetarët aktual të Komunës së Bogovinës dhe Vrapçishtit. Nga opozita shqiptare thonë se mbështesin edhe kandidaturën e Bekim Sali për Komunën e Çairit. Por, mund të ketë befasi në të gjitha taborët politike sepse për postin kryetar komune ka disa kandidatë. I tillë është shembulli me Prilepin ku paralajmërohet që për kryetar do të garojë u.d drejtori aktual i Doganave, Goran Sugarevski i cili dha dorëheqje nga posti.
Numër i madh i anëtarëve të LSDM-së presin të nominohen edhe për kandidat partiak për kryetar të Kumanovës. Nga LSDM njoftuan se në konkursin e partisë deri më tani janë paraqitur mbi 560 kandidatë për kryetar komunash dhe mbi 5 mijë kandidatë për këshilltarë.
Edhe nga OBRM-PDUKM thonë se vazhdojnë me përzgjedhjen, ndërsa kandidatët do ti publikojnë në fillim të shtatorit.
“OBRM-PDUKM me seriozitet shkon në zgjedhjen e kandidatëve dhe programeve të cilat do tu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Deri në mes të korrikut presim 30 emra të definohen e të cilët do të jenë kandidatët më serioz. Publikimi përfundimtar do të jetë në muajin shtator kur do të thirret Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së, i cili në pajtueshmëri me Statutin, ta japë fjalën e fundit për kandidaturat”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga BDI shprehen se vijon anketimi i kandidatëve potencial.
“Lidhur me kandidatët e BDI-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, një gjë mund të konfirmoj, ajo është se do të fitojmë në të gjitha komunat ku do të garojmë. Lidhur me emrat, do të njoftoheni në kohë sepse jemi në proces të anketimit intensiv në të gjitha komunat dhe si çdoherë, kandidatët më të mirë do të theksohen nga BDI”, pohojnë nga BDI.
Fitore presin edhe nga ASH- Alternativa, pasi thonë se qytetarët duan ndryshime. Kandidaturat do t’i publikojnë kah mesi i gushtit. Deputeti Elmi Aziri thotë se koalicioni ASH- AAA mbetet e hapur për bashkëpunim.
“Ne jemi të bindur që kemi një përparësi të madhe për koalicionime, për shkak se oferta jonë është shumë cilësore dhe të gjitha subjektet tjera nuk do ta kenë vështirë që ta përkrahin koalicionin tonë. Gjithashtu duke pasur për bazë dëshirën shumë të madhe të qytetarëve për ndryshim, atëherë ne jemi të hapur për koalicionime. Natyrisht periudha që pason do të jetë shumë më intensive dhe do të bëjmë përpjekje që të bëjmë koalicionime mbi baza programore në interes të qytetarëve”, tha Elmi Aziri, ASH-AAA.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ditë më parë njoftoi se zgjedhjet lokale do ti shpallë në fund të muajit gusht ose fillim të shtatorit. Ndërsa data e zgjedhjeve do të vendoset të jetë 17, 24 ose 31 tetori.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?