Ambientalistët e Ohrit kërkojnë të zgjidhet çështja me numrin e madh të objekteve lundruese nëpër liqenin e Ohrit si dhe të ndalohet futja e objekteve të tjera lundruese. Rasti i fundit para disa ditëve kur afër shëtitores së liqenit mund të vërehej njollë e madhe nga nafta apo vaji i derdhur, sërish ka ngritur alarmin e kuq të ekologëve.
“Imponohet nevoja për ndalesë të plotë të përdorimit të objekteve të lundrimit me karburant, pasi janë të rrezikshme dhe mund të ndotin. Kemi shembuj të shumtë nga Gjermania dhe Zvicra ku liqenet janë shumë të mbrojtura”, tha Boris Stojanoski nga shoqata ekologjike “Grashnica”.
“Ndjehej një aromë e tmerrshme të naftës, sikur vaj i djegur, por nuk kemi parë diçka më konkrete sepse vazhdimisht në shëtitore kalojnë skuterë. Kur u afruam, uji me plotë kuptimin e fjalës ndriçonte nga dielli…veshjet dhe trupi mbajnë aromë nafte”, tha Mihajllo Naumoski, banor i Ohrit.
Ndryshe, sipas evidencës së organeve, çdo vit në Ohrit sillen objekte të reja lundrimi.
“Skuterët kanë 500 deri 1000 kuaj fuqi, gjysma janë me naftë, kjo paraqet sulm ndaj liqenit të Ohrit. Pash një emision në Etiopi se si sillnin fuçi me benzinë dhe me shishe i mbushnin anijet. Njëjtë jemi edhe ne”, theksoi Naum Mato, pronar i anijes.
Numri i shtuar i këtyre objekteve negativisht ndikon edhe ndaj botës së gjallë.
“Nga Enti hidrobiologjik para disa viteve dolën me informacion se krahas problemeve të tjera, peshku nga zhurma e madhe zhytet thellë dhe prandaj nuk kemi më peshq. Për këtë shkak, s’kemi peshkim sportiv dhe peshk në përgjithësi”, tha Boris Stojanoski- shoqata ekologjike “Grashnica”.
Krahas kësaj, pronarët e objekteve lundruese ballafaqohen me mungesë të hapësirës për ankorimin e tyre. Kanali ekzistues, në mungesë të marinës është i ngushtë për të gjitha mjetet. Në vend janë të regjistruara rreth 2400 objekte lundruese, prej të cilave pjesa më e madhe në liqenin e Ohrit, por numri është edhe më i lartë për shkak të objekteve të paregjistruara.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...