Google ADS

Kadri Veseli përfundon vizitën në Kosovë, niset për në Hagë

17:11 | 10 Korrik 2021
L G

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) , Kadri Veseli është nisur për në Hagë.

Veseli ka përfunduar vizitën në shtëpinë e tij  në Mitrovicë, pasi ishte lejuar nga Dhomat e Specializuara me rastin e vdekjes së babait, Fazli Veseli tri ditë më parë, shkruan arbresh.info.

Portali ka siguruar fotografi ku shihen vetura të shumta të policisë së Eulex-it duke u larguar nga Mitrovica, derisa nuk dihet nëse eskorta është nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Veseli pritet të kthehet në Hagë, ku edhe po mbahet nën akuzat për krime lufte.

Veseli ishte lejuar të vijë në Kosovë për të vizituar familjen e tij pas vdekjes së babait të tij, Fazli Veseli, në ditën e tretë të mbajtjes së të pames. /arbresh/info/

E konfirmon Specialja për arbresh.info: Kadri Veseli ndodhet në Kosovë për të pamen e babait të tij

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme