Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Greqisë diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

16:21 | 10 Korrik 2021
L G

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Patën një takim në Forumin e Dubrovnikut me Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirsolav Lajçak. Ne diskutuam për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias në rrjetin social Twitter./arbresh.info/

Të ngjashme