Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy vëllezër nga Hani i Elezit, pasi të njëjtit kish pasur mosmarrëveshje mes vete.
Gjithashtu, Policia njofton se ka konfiskuar edhe tri armë.
“Stacioni policor i Hanit të Elezit , pasi ka pranuar një informacion, për një rrahje dhe kanosje, ka arritur të arrestojë dy vëllezërit nga Hani Elezit , pasi kishin një mosmarrëveshje mes vete. Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarit, me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda , nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , të dy vëllezërit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se ndaj N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal “Lëndim i lehtë trupor” , ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve”, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore.
Policia njofton se rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...