Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka thënë se mutacioni gjenetik i Coronavirusit është i mundur edhe në të ardhmen.
Tutje, ajo tha se në momentin kur Kosova arrin të vaksinojë 60% të popullatës ashtu siç ka thënë Qeveria e vendit deri në fund të vitit atëherë mund të mendojmë që t’i kthehemi normalitetit të plotë.
“Sipas të thënave shkencore natyrisht që mutacioni gjenetik i këtij virusi është i mundur edhe në periudhat e ardhshme. Do të kemi variacione të ndryshme, por nuk ka vend për panik.
Në momentin kur ne të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullatës ashtu siç ka thënë Qeveria e vendit deri në fund të vitit atëherë mund të mendojmë që t’i kthehemi normalitetit të plotë”.
“Deri në atë moment duhet të jemi të kujdesshëm sepse i nënshtrohemi edhe dinamikës epidemiologjike të shteteve përreth në rajon dhe më gjerë.
I nënshtrohemi edhe veçorive klimatike kur edhe vjen vjeshta dhe dimri ku edhe viruset e llojit korona janë të shpeshtë në atmosferë”.
Doktori Agani theksoi se pasojat më afatgjate janë në rrafshin e shëndetit mendor. Sipas tij, ajo çka është e rëndësishme është të moslejojmë të na kapë paniku dhe stresi, duke shtuar se për këtë arsye është shtuar mundësia e vaksinimit.
“Hulumtimet shkencore të cilat janë duke analizuar ndikimin e drejtpërdrejtë të Coronavirusit në sistemin nervor qendror janë në vijim e sipër dhe nuk ka rezultate konkrete përveç çrregullimeve të nuhatjes ku ka pasoja që mbesin. Mirëpo pasojat më afatgjate janë në rrafshin e shëndetit mendor dhe nuk janë të thjeshta vetëm nga infeksioni viral, por e kemi një ndërthurje të përjetimeve tramumatike të njeriut prej ditëve të para të jetës së tij e deri në momentin kur është duke përjetuar infeksionin viral”.
“Ankthi frika pasiguria prej virusit ose lodhja fizike dhe psikike dhe pagjumësi të gjitha mund të ndikojnë dukshëm në shëndetin e njeriut. Reagimet janë individuale dhe nuk e kanë pasur të njëjtën situatë mendore, gjendja emocionale e çdo njeriu nuk është e njëjtë”.
“Te dikush mund të zgjasë me vite të tëra te disa mund të kalojë shumë shpejt stresi ose ankthi. Por përfundimisht ka qenë përjetim traumatik dhe duhet të përgatitemi edhe në të ardhmen se mund të ketë situata të ngjashme me virusin. Ajo çka është e rëndësishme është të mos lejojmë të na kapë paniku të mos lejojmë situata të reja të stresit për këtë arsye është shtuar mundësia e vaksinimit.
Apelojmë popullatën t’i nënshtrohen vaksinimit dhe të mos hezitojnë sepse është mënyra më e mirë parandalimi i sëmundjes”, tha ai.Ndërsa, infektologu Ilir Tolaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosova gradualisht po i kthehet normalitetit duke shtuar se një numër i madh e kanë kaluar sëmundjen dhe është krijuar një imunitet kolektiv.
Madje, ai tha se me siguri që do të ketë një rast sporadik edhe në të ardhmen.“Kosova gradualisht duhet t’i kthehet normalitetit. Unë mendoj që një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve e kanë kaluar sëmundjen dhe ka krijuar Kosova një nivel të caktuar të imunitetit kolektiv.
Për këtë arsye edhe është shumë e nevojshme me i ndihmuar këtij imuniteti edhe me një vaksinimi plotësues. Prandaj sikur t’i shfrytëzojmë këta muajt të situatës epidemiologjike të qetë e cila është Kosovë dhe duke vaksinuar një numër të madh të popullatës atëherë pa dyshim që mund të themi që për Kosovën pandemia edhe është në përfundim të vetin sepse jemi duke i parë vetëm mbetjet e një epidemie të Covid-19.
Me siguri që do të ketë një rast sporadik edhe në të ardhmen”.Tolaj theksoi se çdo gjendje e tillë e jashtëzakonshme siç është pandemia e cila zgjat shumë me stres, frikë me pasiguri ekonomike dhe jetësore len pasoja afatgjate në shëndetin mendor.“Çdo gjendje e tillë e jashtëzakonshme siç është pandemia e cila zgjat shumë me stres, frikë me pasiguri edhe ekonomike dhe jetësore len pasoja afatgjate në shëndetin mendor dhe jo vetëm në shëndetin mendor sepse ne ende nuk jemi as për së afërmi të vetëdijshëm se cilat janë pasojat e vërteta të pandemisë në popullatën e Kosovës”.
“Ne nuk e dimë çka ka ndodhur me pacientët kronik të cilët nuk kanë mundur të marrin këto shërbime dhe me pacientët me sëmundje malinje dhe cila është përmasa e një stresi gjegjësit e një trauma të shkaktuar nga pandemia me të cilën çdokush që merret me këtë problematike e din që pasojat janë afatgjate”.“Në aspektin mendor është e mundur që të ketë pasoja të cilat do të zgjasin vite të tëra.
Në aspektin organik me siguri që pas një kohe organizmi do ta marrë veten në përballjen edhe me këto pasoja afatgjate. Por sido që të jetë ky virus ka vërtetuar se është i jashtëzakonshëm me ndikime të shumë numërta në organe të ndryshme dhe me pasoja afatgjate me muaj e ndoshta edhe një vit e më tepër në aspektin kohor”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...