Në pesë vite, popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 50 mijë banorë. Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se popullsia po pakësohet nga viti në vit.
Në raportin vdekje lindje rezulton se në vitin 2021 popullsia duhet të ishte shtuar me rreth 33 mijë banorë por bilanci negativ vjen për shkak të largimeve të shumta nga vendi.
Megjithatë në krahasim me vitin 2019, në vend ka pasur 486 lindje më pak. Lindshmëria ka rënë për grup moshat 20-24 dhe 25-29, ndërsa për grup moshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë.
Në pesë vitet e fundit, 2020-a është viti me më shumë humbje jete, me rreth 6 mijë njerëz të vdekur. Burrat rezultojnë të kenë një përqindje më të lartë të vdekjeve.
Shkaqet kryesore të vdekjeve si tek gratë ashtu dhe tek burrat vijojnë të jenë “grup sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”.
Dy shkaqet e tjera kryesore janë “simptomat dhe sëmundje të papërcaktuara” dhe ‘tumoret’, nga të cilët vdesin 11,1 % e grave dhe 14,5 % e burrave.
Në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 75,2 vite për burrat dhe 79,6 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 4,4 vite më shumë se burrat./Euronews Albania/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?